Kosova po vazhdon të përballet me një situatë bllokimi institucional, teksa edhe seanca e kaluar për konstituimin e Kuvendit nuk ka sjellë rezultate. Pavarësisht se kanë kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Kuvendi i ri ende nuk është funksionalizuar, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend.
Kjo e stomja është tashmë përpjekja e radhës në një seri seancash të dështuara, që kanë prodhuar më shumë zhgënjim publik sesa zgjidhje konkrete. Skena politike vazhdon të dominohet nga ego të theksuara dhe kalkulime partiake, që duket se po vendosin interesin e ngushtë politik mbi interesin qytetar dhe stabilitetin demokratik të vendit.
Mungesa e marrëveshjes për kryesinë e Kuvendit dhe ndarja e posteve qendrore ka bllokuar çdo tentativë për të bërë hapin e parë drejt krijimit të qeverisë së re. Kjo situatë po rrit presionin publik dhe ndërkombëtar mbi klasën politike për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe funksionale.
Nëse mosmarrëveshjet nuk tejkalohen në ditët në vijim, vendi rrezikon të hyjë në një fazë edhe më të thellë të pasigurisë politike, me pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e shtetit dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
📌 Storm do të vijojë të raportojë zhvillimet nga seanca dhe qëndrimet e partive në kohë reale.