spot_img
E enjte, 30 Tetor, 2025
01:44
HomeSiguriaPolicia🚨 Kapen 200 kilogramë drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës

🚨 Kapen 200 kilogramë drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të publikuar, “i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i  është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancë narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.

- Advertisement -

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

ARRESTOHET NJË I DYSHUAR PËR POSEDIM TË SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Prishtinë, 29 Tetor 2025 –  Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i  është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale.

ARTIKUJ TĂ‹ TJERĂ‹
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat