spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
19:18
HomeKosova1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot është 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila shënohet edhe në Kosovë me një varg aktivitetesh.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me tridhjetepesë organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të Një Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizon aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës”, në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë, ora 11:00.

- Advertisement -

Me rastin e kësaj dite, fëmijët kanë shkruar letra në të cilat kanë shprehur ndjesitë, shqetësimet, pritshmëritë dhe kërkesat e tyre. Këto letra do të vendosen sot në hyrjet e institucioneve si: Kuvendi, Qeveria, komunat, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Qendrat për Punë Sociale, shkollat, Policia e Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës, etj.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat