spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:44
HomeSport11-ja më e mirë e ndeshjeve të para të Champions League

11-ja më e mirë e ndeshjeve të para të Champions League

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain mposhti Arsenalin në udhëtim me rezultatin 1-0, kurse Barcelona dhe Interi barazuan mbrëmë 3-3 në një ndeshje spektakolare.

- Advertisement -

“Livescore” përmes “Opta” e ka publikuar ekipin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit.

Notën më të lartë e mori mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, i cili shkëlqeu mbrëmë ndaj Barcelonës me dy gola, ndërsa vlerësohet me 8,6.

- Advertisement -

Ndërsa, një tjetër protagonist i mbrëmshëm, Yamal, i cili shënoi një herë ndaj Interit, vlerësohet me notën 8,4.

Kurse, me notë të lartë, respektivisht 8,0 vlerësohet portieri i PSG-së, Donnarumma, falë pritjeve të tij fantastike në “Emirates Stadium” parmbrëmë.

Të martën dhe të mërkurën tjetër do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale kur edhe do të përcaktohen finalistët e Ligës së Kampionëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat