spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
08:21
HomeKosova11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në...

11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një 11-vjeçari i është hequr një figurë shahu që i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Fëmija, sipas njoftimit, kishte komplikime të theksuara në frymëmarrje, derisa fillimisht ishte trajtuar në Klinikën Emergjente, e pastaj u transferua në sallën e Klinikës e Otorinolaringologjisë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i eklips

“Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat