spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
01:06
HomeRajoniShqipëria112 vite pavarësi: Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë me pjesëmarrjen...

112 vite pavarësi: Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë.

Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit.

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.

- Advertisement -

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat