spot_img
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
23:40
HomeKosovaZgjedhjet 202514 persona arrestohen për falsifikim votash në Gjilan

14 persona arrestohen për falsifikim votash në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

14 persona janë arrestuar dhe intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan në lidhje me dyshimet për falsifikim të votave të kandidatëve për deputetë brenda listave të partive.

Të arrestuarit ishin kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në Gjilan.

- Advertisement -

Ata më pas u liruan në procedurë të rregullt, njoftoi policia.

“Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, Gjilan  29-30.12.2025 – 01-02.01.2026. Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në raportin 24-orësh të policisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat