spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
16:27
HomeKosova15 milionë euro në rrezik – paralajmërimi i AKK-së

15 milionë euro në rrezik – paralajmërimi i AKK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komunat rrezikojnë të humbasin deri në 15 milionë euro nga fondet e Komisionit Evropian, si shkak i neglizhencës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Ai tha se fondet në fjalë synonin forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët. Sipas tij, propozimi i dorëzuar nga MAPL është refuzuar nga Komisioni Evropian për shkak të mospërmbushjes së standardeve dhe kritereve të kërkuara nga BE.

- Advertisement -

“Në takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Demos, i cili është projekt i cili që disa vite me radhë i ka bashkëfinancuar shumë projekte në nivelin lokal, është vërejtur një shqetësim nga Bashkimi Evropian drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mund t’i humbë deri në 15 milionë euro, për shkak se në projektin e propozuar ndaj BE-së, disa standarde të cilat janë kërkuar nga BE, nuk kanë qenë të parapara në propozimin e MAPL-së”, tha Sazan Ibrahimi, kryetar i AKK-së, raporton transmetuesi publik.

Ai ka kërkoi llogaridhënie të menjëhershme mbi procesin e aplikimit, derisa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat institucionalë për të mbrojtur të drejtën e komunave për të përfituar nga fondet evropiane.

- Advertisement -

Deri më tani, MAPL nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas interesimit të RTK-së, lidhur me këtë çështje.

Porse sipas Ibrahimit, në një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit për Asociacionin e Komunave të Kosovës, thuhet se janë duke punuar me BE-në sa i përket programimit të fondeve IPA për vitet 2025-2027.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat