spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeRajoniShqipëria2.45 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë...

2.45 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të vitit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025.

Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë.

“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2,45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025, një rritje që tregon stabilitet, tregues se Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë surpriza më emocionuese e destinacioneve europiane”, u shpreh Rama.

- Advertisement -

Për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vendi numëroi 1,68 milionë turistë, ndërsa në 2024, 2,3 milionë turistë.

Këto zhvillime pasqyrojnë përparimin që vendi ka bërë vitet e fundit në infrastrukturë, promovim ndërkombëtar dhe përmirësim të shërbimeve turistike.

Autoritetet presin që trendi pozitiv të vijojë edhe në sezonin veror, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë kombëtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat