spot_img
E diel, 10 Maj, 2026
13:20
HomeSiguriaPolicia21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1,800 gjoba trafiku brenda 24...

21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1,800 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e përgjithshëm për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku.

Sipas statistikave, 21 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 29 të tjera vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në trafik, policia ka shqiptuar 1829 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore.

Raporti po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat