spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
12:51
HomeKosova22 vjet nga trazirat e marsit 2004 në Kosovë

22 vjet nga trazirat e marsit 2004 në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 17 mars 2004 shpërthyen protestat që më vonë do të njiheshin si Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë. Ato zgjatën dy ditë dhe gjatë kësaj periudhe humbën jetën 20 civilë, ndërsa mbi 900 persona u plagosën, shumica prej tyre shqiptarë.

Ngjarjet nisën pas raportimeve se tre fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër, duke tentuar t’i shpëtonin ndjekjes nga një grup të rinjsh serbë. Megjithatë, rrethanat e plota të kësaj tragjedie nuk u zbardhën kurrë plotësisht.

- Advertisement -

Një nga fëmijët që mbijetoi deklaroi para mediave se ata ishin ndjekur dhe, gjatë përpjekjes për t’u larguar, disa prej tyre përfunduan në lumë ku edhe u mbytën.

Të nesërmen, më 17 mars, protesta shpërthyen në shumë qytete të Kosovës dhe shpejt u shndërruan në përplasje të dhunshme.

- Advertisement -

Fillimisht, protestat kishin në shënjestër administratën e UNMIK-ut, por situata doli jashtë kontrollit.

Gjatë trazirave u dogjën shtëpi dhe kisha serbe, ndërsa në zonat me shumicë serbe u sulmuan edhe prona shqiptare. Në reagim, në Serbi u raportuan raste të djegies së disa xhamive.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat