Lumir Abdixhiku i LDK-së “ndjek” këshillën e Storm-rks dhe del në terren, por ende i vakët në rrethe të ngushta familjare, ndoshta edhe vetëm te familjet e strukturave të partisë së tij.
Storm/Partitë Politike: “Takimet me familjet kosovare nuk kanë të krahasuar. Sonte qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikpritjen e familjes Bekaj dhe kryefamiljarëve të këtij fshati.” Ishte fillimi i një njoftimi të bërë në llogarinë e tij në “facebook”, por që tani për tani këto takime (të vogla) nuk po e levizin edhe shumë diagramat e matjeve elektorale që veçse kanë filluar të realizohen dhe ku sipas burimeve të storm-rks, LDK është ndërmjet 21-23%!
Tutje Abdixhiku i LDK-së për takimin në Klinë vazhdoj duk thënë:
“Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë. I prezantova idetë e paketës sonë për familjen dhe fëmijët, për pagat, për shtetin dhe për rrugëtimin tonë afatgjatë. Gjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar dhe lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë dhe propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Më 9 shkurt, ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; LDK dhe unë do të bëjmë gjithçka për ta bërë atë realitet në plotësi.” – thekson ne fund të postimit, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, e cila kujtojmë se i ka “provuar” qeveritë e koalicioneve me të gjitha partitë politike parlamentare në Kosovë / Stomr-rks