spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeKosova"...25 Vjet Mbështetje Amerikane për Demokracinë në Kosovë"

“…25 Vjet Mbështetje Amerikane për Demokracinë në Kosovë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja Osmani në Përvjetorin e NDI: 25 Vjet Mbështetje Amerikane për Demokracinë në Kosovë


Mbrëmjen e kaluar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të punës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, duke vlerësuar çerek shekullin e partneritetit dhe mbështetjes së SHBA-ve për forcimin e demokracisë në vend.

- Advertisement -

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e të drejtave të njeriut. “Për 25 vjet, NDI ka qenë një shtyllë e fortë e mbështetjes amerikane në Kosovë, duke kontribuar në fuqizimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave dhe vajzave”, tha ajo.

Osmani gjithashtu vuri në dukje rolin kyç të SHBA-së në fuqizimin e grave në skenën politike dhe shoqërore, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për barazinë gjinore në Kosovë.

- Advertisement -

Në përfundim, ajo falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë të forcojë të ardhmen demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, duhet theksuar se në zhvillimet e ditëve te fundit, Presidentja Osmani po shihet se gëzon respekt dhe besueshmëri më të lartë nga SHBA-të, duke provuar që t’i jepet asaj një rol kyç në diskutimet për çështjet e sigurisë dhe zhvillimet strategjike në dialogun me Serbinë. “Besueshmëria që SHBA dhe organizatat e saj kanë ndaj Presidentes Osmani është thelbësore për diskutimin e temave të rëndësishme si siguria dhe dialogu me Serbinë,” e theksuan burime të afërta me presidencën.

Vlenë të theksohet se në organizimin kryesor të NDI nuk ka munguar as kryeministri Kurti, por i cili tashmë po merret me tema më “prioritare” të cilat nga opozita  dhe opinionistët po quhen edhe “propagandë elektorale”.

by: Storm-rks + Profilet e Udheheqesve te Institucioneve dhe burimet e portalitJeffrey M. Hovenier

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat