spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
19:35
HomeKosova26 vjetori i themelimit të AAK-së, Haradinaj: Aleanca vazhdon fuqishëm drejt fitoreve...

26 vjetori i themelimit të AAK-së, Haradinaj: Aleanca vazhdon fuqishëm drejt fitoreve të reja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit ndër vite.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, duke theksuar se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt maj e qershor, si dhe në vitet që vijnë, me synimin për fitore të reja dhe forcim të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

26 vite bashkë!

Faleminderit secilit që udhëtoi me ne ndër vite.

Faleminderit që i qëndruat besnik vizionit tonë për kombin dhe shtetin.

Faleminderit atyre me të cilët ndamë gëzime, me të cilët u përballëm me sfida, por kurrë nuk u dorëzuam.

Vazhdojmë fuqishëm në maj e qershor, në 2026 e deri në 2050.

Jemi më të mirët.

Me ju, për shtetin.

Me Kosovën,

me Aleancën,

përjetësisht!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat