spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
21:36
HomeKosova“27.3 milionë shpenzime për 9 muaj”, reagon zëdhënësi i Qeverisë

“27.3 milionë shpenzime për 9 muaj”, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, thotë se 27.3 milionë shpenzime për tre muaj, nuk i takojnë vetëm qeverisë në detyrë Kurti, por janë edhe të institucioneve të tjera publike.

Ai shkruan se “bëhet fjalë për shpenzimet e të gjitha institucioneve publike, ato lokale dhe qendrore: pra komunave, agjencive, qeverisë, kuvendit, presidencës etj.”.

- Advertisement -

Sipas tij “këto nuk janë shpenzime luksi, siç synohet të paraqiten, por janë shpenzime të nevojshme për operimin e institucioneve kyçe të vendit, sikurse policia dhe mbrojtja”.

“Gjithashtu, te kategoria e karburantit dhe lëndëve djegëse, përfshihen edhe lëndët djegëse për ngrohjen e shkollave”, shton ai.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Dezinformatë!

Kronika e mbëmshme e Klan Kosovës qëllimshëm ia faturon të gjitha shpenzimet “Qeverisë Kurti”, përkundër faktit se aty bëhet fjalë për shpenzimet e të gjitha institucioneve publike, ato lokale dhe qendrore: pra komunave, agjencive, qeverisë, kuvendit, presidencës etj. E them qëllimshëm sepse raporti, të cilit i referohet kronika, e qartëson se aty paraqiten shpenzimet e institucioneve qendrore dhe lokale të vendit.

Për më tepër, këto nuk janë shpenzime luksi, siç synohet të paraqiten, por janë shpenzime të nevojshme për operimin e institucioneve kyçe të vendit, sikurse policia dhe mbrojtja. Gjithashtu, te kategoria e karburantit dhe lëndëve djegëse, përfshihen edhe lëndët djegëse për ngrohjen e shkollave.

Tendenca për t’i ngjyrosur këto si shpenzim luksi, por edhe për t’ia faturuar gjithë shumën vetëm qeverisë qendrore, përbën dezinformatë të qëllimshme dhe nuk i shërben informimit të saktë e të drejtë të qytetarëve. Përkundrazi, me këtë mënyrë raportimi synohet shtrembërimi i fakteve dhe krijimi i përshtypjeve të gabuara.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat