spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
12:50
HomeKosova27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë...

27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë ende mungon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në shënim të 27-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Pas nderimit të martirëve, Haradinaj theksoi mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese që tërhoqi vëmendjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

- Advertisement -

“Jemi përjetësisht mirënjohës UÇK-së dhe të gjithë brezave që luftuan për liri. Përkulemi me nderim të përjetshëm. Po ashtu, falënderues ndaj NATO-s dhe Amerikës për ndihmën e dhënë – ta gëzojmë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se drejtësia për masakrat e kryera në Kosovë ende nuk është vënë në vend.

- Advertisement -

Por, sipas tij është e padrejtë që udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të gjykohen, ndërkohë që autorët e krimeve serbe nuk përballen me drejtësinë.

27 vjet nga Masakra e Reçakut: krimi që tronditi botën dhe ndryshoi kahjen e Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat