spot_img
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
23:35
HomeKulturë291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Seminari Arbëresh i Palermos, ose Seminari Italo-Shqiptar, u themelua 291 vjet më parë.

Seminari u themelua në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) pranë Palermos në vitin 1734 dhe konsiderohet si qendra e parë albanologjike.

- Advertisement -

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, kujtoi se themeluesi i Seminarit Arbëresh ishte Gjergj Guxeta, ndërsa drejtuesi i parë i saj, në cilësinë e rektorit ishte arbëreshi Pjetër Andrea, me origjinë nga Himara, që e drejtoi për 10 vjet me radhë.

Seminari ishte një qendër arsimi, edukimi dhe kulture, vatër e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe traditave arbëreshe.

- Advertisement -

Në të u formuan një varg intelektualësh arbëreshë, shkrimtarësh e poetësh të shquar, traditë e cila dëshmoi për vendosmërinë e përhapjes së kulturës së trashëgimisë arbëreshe në shekuj, raporton atsh.

Shpesh është quajtur edhe “Seminari grek” për shkak të ritit “grek” (bizantin) i pranuar prej arbëreshëve.

Seminari ndodhet në qendrën historike të Palermos, përballë ndërtesës madhështore të postës, midis rrugës me të njëjtin emër (Via Seminario Italo-Albanese) dhe sheshit At Gjergji Guxeta (Piazza Padre Giorgio Guzzetta).

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat