spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
15:14
HomeKosova3 milionë euro për dy ura – Qeveria Kurti nën kritika për...

3 milionë euro për dy ura – Qeveria Kurti nën kritika për tender të negociuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet e dy urave që u paralajmëruan të ndërtohen  në Mitrovicë kjo pavarësisht se nga BE-ja, Albin Kurtit i bënë thirrje për përmbajtje dhe mos marrjen e vendimeve të tilla.

E në lidhje me këtë qeveria Kurti sot ka nënshkruar një tender të negociuar hiq më pak se 3 milionë euro.

- Advertisement -

Kontrata e quajtur “Ndërtimi i mbikalimeve (urave) për këmbësorë dhe automjete në Mitrovicë” është publikuar sot në E-prokurimi ndërsa është nënshkruar dje me 30 qershor.

Sipas detajeve të kontratës tenderi pa iu nënshtruar konkurrencës iu dha kompanisë “EUROKOS HOLDING” SH.P.K.

- Advertisement -

Vlera e kontratës është saktësisht 2,999,628.18, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës të publikuar në platformën e-prokurimi.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot do të vendoset edhe gurthemeli i urave në orën 17:30.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat