spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
15:21
HomeKosovaDrejtësia30 ditë paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

30 ditë paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PËRDITËSUAR / Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurve B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, me datën 5 prill 2025, në Rr. “Gasper Karaqi” në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, posedojnë armë të ftohta, dhe atë një (1) sëpatë, një (1) thikë me këllëf, dhe një (1) thikë sharrë, në atë mënyrë që pas ndalimit nga ana e zyrtarëve policor për shkak se të njëjtit me automjetin e llojit Toyota ngjyrë hiri, i cili drejtohej nga i pandehuri B.R., kishte tejkaluar shpejtësisë në zonën e kufizuar të shpejtësisë dhe pasi ngasësi i veturës gjatë procedimit të rregullt është pyetur nga zyrtarët policor se a posedon diçka ilegale në veturë i njëjti ishte përgjigjur se nuk ka diçka të jashtëligjshme me vete, ku edhe kishte shprehur dëshirën për kontroll të veturës dhe pas një kontrolle të veturës nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur mjetet e mprehta të cekura me lartë, ku te njëjtat të pandehurit i kanë mbajtur gjatë vizitës në mënyrë të organizuar në disa nga Manastiret Ortodokse në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

- Advertisement -

Kërkohet 30 ditë paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë është mbajtur seanca dëgjimore për katër të dyshuar serbë, të cilët janë ndaluar pas dyshimeve për posedim armësh. Prokurorja Venera Shala kërkoi caktimn e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Në fillim të seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pas ndalimit të katër të dyshuarve serbë, prokurorja Venera Shala ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Shala e ka kërkuar masën e paraburgimit me arsyetimin se të pandehurit mund të arratisen, pasi që të gjithë janë shtetas të Serbisë.

“Me çka do të pengohej zhvillimi normal dhe i papenguar i procedurës penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm dhe më se i arsyeshëm. Të gjitha këto të dhëna na vërtetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit nuk është hera e parë që kanë qenë në Kosovë dhe lënia e tyre në liri paraqet rrezik permanent që të përsëritin veprën penale me pasoja edhe më të rënda. Prokurori i shtetit vlerëson se kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve gjen mbështetje edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Venera Shala, prokurore.

Ndërsa, avokatët mbrojtës të të pandehurve e kanë kundërshtuar kërkesën e prokurores me arsyetimin se, sipas tyre, nuk ka bazë ligjore për ekzistimin e kësaj vepre penale, posedimi i armëve. Teki Bokshi, njëri nga avokatët mbrojtës, tha se gjësendet e gjetura në veturë nuk mund të trajtohen si armë. Sipas tij, prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë bindëse për këtë. Bokshi ka thënë para trupit gjykues se e vetmja periudhë kur është shqiptuar dënimi me burgim për armëmbajtje pa leje ka qenë ajo e pushtetit serb, për të cilën tha se nuk do të kthehet më.

Ndërsa, Hasan Hoti, mbrojtës i njërit prej të pandehurve, i ka kërkuar gjykatës refuzimin e kërkesës së prokurorisë, duke theksuar se në vendin tonë ka rregull, ka procedurë dhe ka ligj.

Gjatë seancës u bë e ditur se dy nga të pandehurit punojnë në organet serbe të sigurisë. Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi se është doktor, stomatolog, në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd. Branko Rakiq, i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit, dhe Nemanja Vamoviq, i cili tha se është inxhinier i pylltarisë.

Rakiq dhe Kragoviq janë me dy shtetësi, ndërsa Steviq dhe Vamoviq janë vetëm shtetas të Serbisë.

Pas kërkesës së prokurorisë dhe dëgjimit të të pandehurve serbë dhe avokatëve të tyre, trupi gjykues është larguar nga salla për të marrë vendimin lidhur me këtë rast.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat