spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:40
HomeRajoniShqipëria35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë kaluar 35 vjet nga 14 janari i vitit 1990 kur të rinjtë shkodranë të përkrahur nga mijëra qytetarë u ngritën në protestë kundër regjimit, duke shënuar të parën demonstratë antikomuniste në vend.

Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA – Zëri i Amerikës. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha.

- Advertisement -

Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”, raporton atsh.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” kujton se, qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të.

- Advertisement -

Dhjetë prej tyre të cilët u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi ishin:

1- Aldo Perrizi
2-Dedë Kasenci
3-Flamur Begu
4-Gjergj Livadhi
5-Klaudio Daka
6-Kolec Hublina
7-Nikolin Margjini
8-Nikolin Thana
9- Rin Monajka
10-Tonin Dema

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat