spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
08:02
HomeSiguriaPolicia39 të arrestuar pas hetimeve disa mujore, Policia flet për masa të...

39 të arrestuar pas hetimeve disa mujore, Policia flet për masa të veçanta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka shpërndarë komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren për aksionin për dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Policia thotë se operacioni i sotëm ishte rezultat i hetimit disa mujor dhe se janë zbatuar masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor, ku janë zbatuar masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike. Gjatë aksionit janë arrestuar 39 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar mjete të konsiderueshme financiare, armë, ari dhe prova të tjera materiale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.

Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat