Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën rekord prej afro 4 miliardë eurove. Për të zhbllokuar investimet kapitale dhe prokurimet që kishin mbetur peng i vonesave institucionale, qeveria ka proceduar versionin e propozuar që në tetor, duke paraparë një rishikim të dytë pas miratimit.
Ky projektligj sjell risi si ekzekutimin e pagës së 13-të në fillim të vitit, dyfishimin e shtesës për përvojën e punës në 0.5% dhe alokimin e rreth 1 miliard eurove për projekte kapitale, me qëllim stabilizimin financiar të nivelit qendror dhe komunal.



