spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
17:34
HomeKosova40 milionë euro për lumenjtë e Mitrovicës: Peci premton "impiantin e shpëtimit"

40 milionë euro për lumenjtë e Mitrovicës: Peci premton “impiantin e shpëtimit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

MITROVICË – Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka paralajmëruar nisjen e asaj që ai e quan “projekti më i madh investiv i pasluftës” në këtë qytet. Përmes një njoftimi që u shoqërua me foto të lumenjve në gjendje të rënduar, Peci bëri të ditur se këtë vit do të nisë ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza.

Ky projekt, që kap vlerën e rreth 40 milionë eurove, synon të pastrojë tërësisht lumenjtë e qytetit dhe të transformojë Mitrovicën në aspektin mjedisor. Bashkë me kryeshefin e KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, Peci vizitoi lokacionin e paraparë për këtë impiant, duke theksuar se investimi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen e florës dhe faunës.

- Advertisement -

Megjithatë, ky paralajmërim është pritur me dozë skepticizmi, pasi përtej shifrave milionëshe dhe premtimeve për një “Mitrovicë të gjelbër”, gjendja në terren mbetet e pandryshuar me ujëra të turbullt dhe ndotje të lartë. Mbetet të shihet nëse ky 40-milionësh do të jetë vërtet pika e kthesës apo do të mbetet thjesht suksesi i radhës në rrjetet sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat