spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:20
HomeKulturë40-vjetori i “Onufrit” - Nderim Hasan Nallbanit, vizionarit të muzeut ikonografik

40-vjetori i “Onufrit” – Nderim Hasan Nallbanit, vizionarit të muzeut ikonografik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në prag të 40-vjetorit të Muzeut Ikonografik “Onufri”, kujtohet me mirënjohje kontributi i studiuesit dhe restauratorit Hasan Nallbani, një prej figurave kyçe në konceptimin dhe ngritjen e këtij institucioni kulturor.

Në fillim të viteve ’80, gjatë restaurimit të narteksit të Shën Marisë në Kala të Beratit dhe pas një specializimi të gjatë në restaurim në Greqi, Nallbani propozoi vizionin për ta shndërruar këtë hapësirë në muze ikonash. Ai udhëhoqi procesin e përzgjedhjes së ikonave të mbledhura ndër vite nga studiuesi Theofan Popa, ndoqi restaurimet dhe organizoi ekspozimin fillestar në ambientet e narteksit, duke krijuar bërthamën e asaj që sot është Muzeu “Onufri”, raporton atsh.

- Advertisement -

Për dekada me radhë, Hasan Nallbani është konsideruar një nga njohësit më të mirë të trashëgimisë ikonografike shqiptare, i angazhuar në restaurime, dokumentime dhe ruajtjen e koleksioneve kishtare në Berat dhe më gjerë. Profesionalizmi i tij, i formuar edhe gjatë specializimit në Greqi, e ka bërë një nga figurat më të besuara në proceset e restaurimit dhe muzealizimit të ikonave, duke lënë një gjurmë të qëndrueshme në mbrojtjen e vlerave shpirtërore dhe artistike të vendit.

Hasan Nallbani, ende mes nesh, mbetet dëshmitar i gjallë i një vizioni që u shndërrua në institucion. Me këtë rast, i shprehet mirënjohje për kontributin e tij të çmuar, si dhe i urohet shëndet dhe jetë të gjatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat