Në një paraqitje televizive, Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në largim, Albin Kurti, duke vënë në dyshim legjitimitetin e vazhdimit të qëndrimit të tij në zyrë pas përfundimit të mandatit. Haradinaj deklaroi:
“Sipas logjikës së Albin Kurtit, do të duhej të ktheheshin si kryeministra edhe Isa Mustafa, edhe Avdullah Hoti, edhe Ramush Haradinaj, edhe Bajram Kosumi, edhe Agim Çeku. Sepse ai po vazhdon me ndejt në zyrë pa mandat dhe ka qasje në dokumente dhe në informata tepër të ndjeshme, të cilat nuk i takojnë t’i dijë prej kur e ka bërë betimin si deputet.”
Deklarata vjen në një kohë kur diskursi për legjitimitetin institucional dhe kufijtë e kompetencave të qeverisë në detyrë po bëhet gjithnjë e më i ashpër në skenën politike të Kosovës.



