Qeveria e Kurtit, po bëhet gati për keqpërdorim të veturave zyrtare për qëllime elektorale?!
storm•/Qeveria: Jemi në prag të fushatës elektorale dhe si duket, Partia Shtet e Kurtit po përgatitet “mjaftueshëm mirë”.
Storm•, nga burimet e saj brenda MPB/ARC, ka mësuar se është urdhëruar nga hierarkia politike që makinat logjistike, sidomos ato të disa ministrive kryesore, të mos pajisen këtë vit me tabela zyrtare (3Z…), pavarësisht se janë makina shtetërore, por me tabela civile (01…).

Kjo, sipas burimeve të storm•, është bërë me qëllim që veturat të mund të përdoren në angazhime elektorale dhe private pa tërhequr vëmendjen. Kujtojmë se partia e Kryeministrit Kurti, sa ishte në opozitë, e ka kritikuar fuqishëm keqpërdorimin e veturave zyrtare nga ish-qeveritë.
Fjalët e tij të ashpra kundër kësaj praktike tani bien ndesh me veprimet e tij: “Ata janë me xhipa të zi, të blinduar dhe me badigarda, që të mos i shohë populli. Ne jemi duke ecur me popullin në rrugën e fitores.” Ironikisht, sot duket se vet Kurti po ndjek të njëjtën rrugë, larg popullit, me xhipa të zi dhe me më shumë badigarda.