spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeShëndeti548 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë gjatë vitit 2024

548 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë gjatë vitit 2024

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vitin e kaluar në Kosovë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 548 raste të reja me tuberkuloz.

Në kuadër të Ditës Botërore të Mushkërive, nga MSH përmes një postimi në rrjetin social Facebook është thënë se kjo sëmundje mbetet një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik.

- Advertisement -

“Edhe në Kosovë, tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste me një incidencë prej 34.3 për 100,000 banorë. E ritheksojmë se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore të vendit tonë. Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend”, thuhet në postim.

Dita Botërore e Mushkërive, në vendin tonë po shënohet me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

- Advertisement -

Kurse sipas raportit global për sëmundjet respiratore, çdo vit miliona persona preken nga sëmundje si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat