spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
11:05
HomeSiguriaPolicia59 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

59 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 29 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 30 aksidente me dëme materiale.

- Advertisement -

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,699 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat