spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
15:49
HomeKulturë66-vjetori i Televizionit Publik Shqiptar

66-vjetori i Televizionit Publik Shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 29 prill të vitit 1960 nisi transmetimin Televizioni Publik Shqiptar.

Ky zhvillim i hapi udhën fillesave të tregut televiziv në Shqipëri. Imazhi i parë që u shfaq në ekranin bardhezi ishte folësja Stoli Beli. Në ditën që nisi transmetimi, programacioni ishte  gjithëpërfshirës, duke synuar të kënaqte interesat e gjithë brezave të shikuesve.

- Advertisement -

Ditën e parë u shfaqën një film për fëmijë, një dokumentar, një koncert e përsëri një film.

Në vitin 1963 do të transmetohej edicioni parë i lajmeve, ndërsa dy vjet më pas, kamera e vetme e TVSH-së u zhvendos drejt stadiumit për të transmetuar një ndeshje futbolli.

- Advertisement -

Deri në atë kohë radioja kishte qenë i vetmi burim i argëtimit dhe informimit, duke transmetuar që prej 28 nëntorit 1938.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat