Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren
“Sot me datë 23.11.2025 rreth orës 18:30 në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km 26, drejtimi Prizren – Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Hoxha.



