spot_img
E shtunë, 30 Maj, 2026
19:32
HomeSiguriaPolicia7 vjet mori pagë pa shkuar në punë, arrestohet zyrtari në Kllokot

7 vjet mori pagë pa shkuar në punë, arrestohet zyrtari në Kllokot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një zyrtar i Bibliotekës Komunale në Kllokot dyshohet se ka përfituar pagë pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës për mbi 39 mijë euro.

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” në rajonin e Gjilanit.

- Advertisement -

Sipas raportit 24-orësh të policisë, më 29 maj 2026, në koordinim me prokurorinë, janë siguruar prova se një i dyshuar mashkull kosovar, i punësuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit, ka përfituar pagë nga Buxheti i Kosovës pavarësisht se nuk është paraqitur në vendin e tij të punës.

Bazuar në dëshmitë e siguruara gjatë hetimit, i dyshuari dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 39 mijë e 232.218 euro për periudhën 2019–2026.

- Advertisement -

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat