spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
04:22
HomeKosovaOVL e UÇK-së pret në takim kryetaren e veteranëve amerikanë

OVL e UÇK-së pret në takim kryetaren e veteranëve amerikanë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ditën e sotme, përfaqësuesit e organizatës së OVL – UÇK-së, kanë pritur në takim, Carol Whitmore, e cila është komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë. E njëjta ka qenë e shoqëruar nga drejtori Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington, Ryan Galluci.

OVL – UÇK-së bën të ditur se gjatë takimit, ata kanë biseduar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe, përvojat e përbashkëta.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i televizori, Zyra Ovale dhe teksti

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot patëm nderin të mirëprisnim znj. Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga z. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, Kryetari i OVL UÇK-së, z. Hysni Gucati, i ndau znj. Whitmore një mirënjohje.

Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat