spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:48
HomeKosova80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: “Një monument aktiv i fjalës”

80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: “Një monument aktiv i fjalës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka mbajtur sot ceremoninë solemne “Dita e Bibliotekës”, me rastin e 80 vjetorit të themelimit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një monument aktiv i fjalës së shkruar dhe një dëshmi e gjallë e integritetit tonë kombëtar.

- Advertisement -

BKK

- Advertisement -

“Në këto mure jetojnë idetë, zërat dhe ëndrrat e brezave të cilët kanë ndërtuar vetëdijen tonë si popull”, tha ai.

Kurti tha se Republika Kosovës mbetet e përkushtuar që vit pas viti ta rrisë mbështetjen për fjalën e shkruar dhe për e Bibliotekën Kombëtare, e sidomos për librin dhe autorin.

“E në vitet e fundit mbështetja e qeverisë së Kosovës ka qenë thelbësore në zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare. Përmes projekteve të rëndësishme si krijimi i qendrës së digjitalizimit dhe pasurimit të koleksioneve me mbi shtatëdhjetë e gjashtë mijë njësi të reja librash kemi ndërtuar ura të forta mes të kaluarës dhe të ardhmes. Kjo qendër është bërë një pikë referimi për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë sonë duke përfshirë mbi 873 mijë objekte digjitale tashmë të qasshme për të gjithë 27 biblioteka. Gjithashtu rrjeti bibliotekar i Kosovës është forcuar përmes dhurimit të librave për 27 biblioteka shkollore”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti

Ai njoftoi se ndërtesa e bibliotekës do të futet në rinovim. Kurti theksoi se hartimi i projektit arkitektonik është afër përfundimit dhe marrjes së pëlqimeve nga institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, teksa pjesë e këtij procesi ka qenë edhe vet arkitekti i saj Andrija Mutnjakoviq me të cilin janë konsultuar edhe për intervenimet e nevojshme në këtë ndërtesë.

Ndërkohë, arkitektit Andrija Mutnjakoviq iu nda çmimi jubilar “Pjetër Bogdani”.

Ai i falënderoi njerëzit që e kanë ndihmuar për të përfunduar këtë bibliotekë.

“Unë e kam dizajnuar bibliotekën por kam pasë bashkëpunëtor të mrekullueshëm, shokë e kolegë të mrekullueshëm që e kanë realizuar bibliotekën. Ka qenë një bashkëpunim i mrekullueshëm. Bashkim Fehmiu, Ismet e Bedri Hysa, – unë e kam ndërtu bibliotekën bashkë me ata. Kanë qenë 13 vjet të mrekullueshme që i kam kaluar duke udhëtuar nga Zagrebi në Prishtinë”, tha Mutnjakoviq.

Në anën tjetër, kryesuesi i Këshillitdrejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bardh Rugova, tha se Biblioteka Kombëtare është vendi ku i arkivojmë njohuritë tona njerëzore dhe kjo e bën që të jetë e vlefshme dhe e rëndësishme.

“Ne shënojmë sot 80 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe shpeshherë e shohim me vlerën simbolike”, tha Rugova.

Bardh Rugova

Ai uroi që biblioteka të shënojë ‘infinit’ të tjerë.

Kurse, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova-Gaxha, tha se për 80 vite, Biblioteka Kombëtare ka qenë një ndër institucionet më të rëndësishme në ruajtjen e urtësisë kolektive e që sipas saj, kjo e bënë veçanërisht jetik rolin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe intelektuale të Kosovës.

“Ky vend është i shenjtë për studiuesit, strehë për lexuesit dhe një gurë-themel për komunitetin tonë”, tha ajo.

Blerina Rogova-Gaxha

Tutje, ajo theksoi se biblioteka ruan vlerat e mbivendosura. Sipas saj biblioteka po përpiqet t’i përshtatet evoluimit teknologjik duke zgjeruar shtrirjen dhe qasshmërinë me koleksionet digjitale, burimet në internet dhe adaptimin me programet inovative për të mbetur shtyllë e të mësuarit dhe kulturës.

“Së bashku ne mund të sigurojmë që kjo bibliotekë të mbetet një vend iluminizmi, një qendër kulture dhe dritë besimi për brezat që do te vijnë”, tha Rugova-Gaxha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat