spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
05:12
HomeKosovaZgjedhjet 2025876 vendvotime të numëruara, procesi mbyllet në 9 komuna

876 vendvotime të numëruara, procesi mbyllet në 9 komuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më sot janë numëruar 876 nga 2533 vendvotime me votat e kandidatëve për deputetë.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, ka bërë të ditur KQZ.

- Advertisement -

Sipas KQZ-së, aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat