GJILAN – Aksioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan ka prodhuar rezultatet e para konkrete. Deri më tani, 9 persona janë vënë në pranga nën dyshimin e bazuar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Burime të sigurta të storm• brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se këto arrestime janë vetëm “maja e ajsbergut”. Sipas këtyre burimeve, lista e personave të përfshirë është shumë më e gjatë dhe operacioni pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, duke përfshirë bastisje në lokacione të reja.
Të arrestuarit dyshohen se në cilësinë e komisionerëve dhe zyrtarëve zgjedhorë kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, duke favorizuar kandidatë të caktuar përmes falsifikimit të procesverbaleve. Prokuroria është duke analizuar çdo dëshmi të mbledhur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, e cila po shërben si bazë për këtë valë arrestimesh që ka tronditur Gjilanin.



