spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeSiguriaPolicia910 kilogramë kërpudha të kontrabanduara ndalohen nga policia në Karaqevë

910 kilogramë kërpudha të kontrabanduara ndalohen nga policia në Karaqevë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësitet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivercë kanë parandaluar sot kontrabandën e rreth 910 kilogramëve kërpudha të freskëta të llojit shampinion.

Rasti është shënuar rreth orës 11:45 në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, ku policia ka ndaluar një furgon të bardhë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar sasinë e konsiderueshme të kërpudhave, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është sekuestruar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat