spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
23:25
HomeSport965 gola në karrierë, Ronaldo feston me pelerinën simbolike të Arabisë fitoren...

965 gola në karrierë, Ronaldo feston me pelerinën simbolike të Arabisë fitoren e Al Nassr

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori. Kapiteni i Al-Nassr realizoi dy gola në fitoren e radhës së skuadrës së tij, duke e çuar në 965 numrin total të golave në karrierën profesionale – një shifër që e afron gjithnjë e më shumë me kuotën simbolike të 1000 golave.

Pas vërshëllimës finale, lojtarët e Al-Nassr festuan mbi fushë së bashku me tifozët, por vëmendja ishte e gjitha te Ronaldo. Portugezi u shfaq i veshur me një “bisht”, tunikën tradicionale të Gjirit që simbolizon respekt, vlerësim dhe status të lartë, e rezervuar zakonisht për personalitete të rëndësishme, sheikë dhe figura me ndikim.

- Advertisement -

Gesti mori një domethënie të veçantë pasi vjen në prag të Ditës së Themelimit të Arabia Saudite, që përkujtohet më 22 shkurt dhe shënon krijimin e Shtetit të Parë Saudit në vitin 1727. Një moment kulturor që evokon edhe imazhin e Lionel Messi, i cili veshi të njëjtën veshje tradicionale kur ngriti Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

Brenda dhe jashtë fushe, Ronaldo mbetet protagonist absolut: me gola vendimtarë, rekorde që thyen njëri pas tjetrit dhe me një lidhje gjithnjë e më të fortë me kulturën dhe tifozët sauditë. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat