spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
11:31
HomeSportKosova ndërpret lojën, pas fyerjeve e thirrjeve raciste

Kosova ndërpret lojën, pas fyerjeve e thirrjeve raciste

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Futbollistët e Kosovës kanë ndërprerë ndeshjen me Rumaninë, pas thirrjeve të shumta raciste nga tifozët rumunë.

Veprimet e këtyre të fundit shtynë të gjithë futbollistët e Kosovës që të braktisin fushën dhe u futën në dhomat e ndeshjes.

- Advertisement -

Dy kombëtaret ishin duke i zhvilluar minutat e fundit dhe rezultati ishte i barabartë 0-0.

Ka qenë Amir Rrahmani që e mori të gjithë ekipin e Kosovës drejtë zhveshtores pas përplasjes me një lojtar të Rumanisë dhe pas thirrjeve të shumta raciste.

- Advertisement -

Gjatë ditës krerët e federatës së Rumanisë dhe lojtarët, kishin bërë thirrje të vazhdueshme ndaj tifozëve rumun që të mos bëjnë eksese, por duket se këta të fundit as që nuk i kanë marrë për bazë lutjet e tyre.

Edhe herët e kaluara tifozët rumun kanë krijuar probleme të tilla dhe megjithëse UEFA ka dhënë dënime, këto nuk kanë ndikuar deri më tani që ata të respektojnë rregullat.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat