spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:08
HomeSiguriaPoliciaIPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor pas një rrahje me një...

IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor pas një rrahje me një të dyshuar në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30, në një lokal në Ranillug.

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se, pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave, një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.

- Advertisement -

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas Inspektoratit, hetuesit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat