spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeBotaEvropaProtestuesit në Gjeorgji pushtojnë parlamentin rajonal të Abkhazisë

Protestuesit në Gjeorgji pushtojnë parlamentin rajonal të Abkhazisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Protestuesit e opozitës në provincën e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkhazi, kanë refuzuar të largohen nga ndërtesat kryesore të qeverisë nëse presidenti rajonal nuk jep dorëheqje.

Presidenti i Abkhazisë Aslan Bzhania njoftoi të shtunën se do të tërhiqej dhe do të mbajë zgjedhje të parakohshme nëse demonstruesit lirojnë ndërtesën e parlamentit të rajonit.

- Advertisement -

Por, turmat që u mblodhën në kryeqytetin Abkhazian, Sukhumi, e hodhën poshtë marrëveshjen dhe krerët e opozitës thanë se do të pranonin vetëm dorëheqjen e pakushtëzuar të Bzhanias.

“Askush prej nesh nuk ka ardhur këtu për hir të vendeve (në parlament)”, i tha turmës ish-kryeministri Abkhazian, Valery Bganba në një video të transmetuar drejtpërdrejt në mediat sociale.

- Advertisement -

“Ne erdhëm këtu për të shpëtuar njerëzit tanë, vendin tonë”.

Të paktën 14 persona u plagosën të premten kur protestuesit e opozitës u përleshën me policinë, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Ligjvënësit ishin mbledhur në ndërtesën e parlamentit të rajonit për të diskutuar mbi masat e ratifikimit që lejojnë qytetarët rusë të blejnë prona në shtetin separatist.

Megjithatë, seanca u shty pasi demonstruesit thyen portën e ndërtesës me një kamion dhe hynë brenda. Disa hodhën gurë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Pjesa më e madhe e Abkhazisë u shkëput nga Gjeorgjia në luftimet që përfunduan në vitin 1993 dhe Gjeorgjia humbi kontrollin e pjesës tjetër të territorit në luftën e shkurtër me Rusinë në vitin 2008.

Rusia e njeh Abkhazinë si një vend të pavarur, por shumë Abkhazianë janë të shqetësuar se rajoni i rreth 245,000 njerëz është një shtet klient i Moskës.

Kundërshtarët e marrëveshjes së pronës thonë se ajo do të rrisë çmimet e apartamenteve dhe do të rrisë dominimin e Moskës në rajon.

Malet e Abkhazisë dhe plazhet e Detit të Zi e bëjnë atë një destinacion popullor për turistët rusë dhe kërkesa për shtëpi pushimi mund të jetë e madhe.

Arrestimi i pesë figurave të opozitës në një demonstratë të ngjashme të hënën shkaktoi protesta të gjera të nesërmen në të cilat u bllokuan gjithashtu urat që të çonin në Sukhumi.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat