spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
11:31
HomeSportDuka i lumtur me lojën, Laçi, lojtari më i mirë i ndeshjes

Duka i lumtur me lojën, Laçi, lojtari më i mirë i ndeshjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i lumtur për paraqitjen e kombëtares në barazimin 0-0 ndaj Çekisë.

“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit. Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”, shkroi ai.

- Advertisement -

Nga ana tjetër “SofaScore”, ka përzgjedhur lojtarin më të vlerësuar dhe ai është Qazim Laçi, me notën 7,5, i ndjekur nga Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat