Kosova ka mbetur pa qenë e përfaqësuar në eventin e madh “Miss Universe”
Kjo ndodhi jo se vendi ynë nuk kishte një mis të vetin, por se e përzgjedhura u përballë me telashe shëndetësore.
Edona Bajrami, e cila mban kurorën e më të bukurës për vitin 2024, nuk arriti ta realizonte ëndrrën e saj, pasi e njëjta lëndoi këmbën, që i pamundësoi të shfaqej në spektaklin botëror.
Ka qenë vetë Edona që ka njoftuar për këtë problem.

”Kam punuar jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar Kosovën në skenën e Miss Universe, duke derdhur zemrën dhe shpirtin tim në çdo moment përpara ngjarjes. Megjithatë, në një mbrëmje të bukur gala, një kthesë e pafat më goditi – unë përdredha kyçin e këmbës. Pavarësisht dhimbjes së madhe dhe pamundësisë për të funksionuar 100%, mora vendimin të vazhdoj. Isha i vendosur të mos lejoja asgjë të më ndalonte të përmbushja përgjegjësitë e mia dhe të ndiqja të gjitha aktivitetet, ku mbeta i fokusuar dhe i përkushtuar për të përfunduar atë që kisha filluar”, ka shkruar në njoftimin e saj në Instagram.
Në këtë ngjarje të përvitshme, më e bukura e universit është shpallur, Victoria Kjær Theilvig.
E cilësuar si një kukull barbie, Kjaer nga Danimarka shkroi historinë pasi u bë danezja e parë që ka fituar ndonjëherë këtë konkurs.

21-vjeçarja një kërcimtare, sipërmarrëse dhe avokate aspiruese, mundi 126 konkurrente të tjera për të fituar konkursin vjetor të bukurisë.



