spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
17:07
HomeKosovaPeci: Duroni, horra! Çdo ditë do të nxjerr në pah pafytyrësinë tuaj

Peci: Duroni, horra! Çdo ditë do të nxjerr në pah pafytyrësinë tuaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar të dielën pas kërkesës së PDK-së në një konferencë për media, që ai si ministër të shkarkohet, së bashku me deputeten Fitore Pacolli nga pozita e kryetare së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Ministri Faton Peci ka reaguar, duke thënë se e ka bërë me dije në fillim të mandatit, nuk munden me e ndalë as me ujë e as me plumba. Peci ka thënë se ‘sulemi i nisi paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime’.

- Advertisement -

Peci në reagim ka theksuar se nëse deri tash ka treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’i demaskoj si kurrë më parë.

“Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!  Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”, ka raguar Peci nëpërmjet Facebook-ut.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat