spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:02
HomeKosovaQeveriaPara takimit, Qeveria e Kosovës miraton dy nisma me Maqedoninë e Veriut

Para takimit, Qeveria e Kosovës miraton dy nisma me Maqedoninë e Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike këtë të diel ku ka miratuar dy nisma që lidhen me Maqedoninë e Veriut.

Ato u miratuan një ditë para mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë.

- Advertisement -

E para është nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë

Derisa nisma e dytë ka të bëjë me lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat