spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
11:31
HomeSportFoda për mediumin gjerman: Mbështes vendimin e lojtarëve në lidhje me ndërprerjen...

Foda për mediumin gjerman: Mbështes vendimin e lojtarëve në lidhje me ndërprerjen e lojës me Rumaninë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, gjatë një interviste për mediumin gjerman “Kicker”, ka përshkruar zhvillimet që ndodhen në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.

Ai ka thënë se për të dhe gjithë ekipin, rezultati është në plan të dytë, pasi mbi të gjitha duhet të jetë integriteti i vendit.

- Advertisement -

Foda, u futët në dhomën e zhveshjes me pëlqimin tuaj apo rrethanat ishin të tilla?

Pati incidente të ngjashme në Rumani edhe në shtator të vitit 2023. Edhe në atë kohë skuadra shkoi në dhomat e zhveshjes, por u rikthye. Kjo është arsyeja përse Federata jonë i dërgoi një mesazh UEFA-s në prag të ndeshjes së të premtes. Deklaratat politike dhe raciste nuk kanë vend në stadium. Por për shkak se e gjithë kjo u përsërit, ekipi hyri në dhomën e zhveshjes dhe më shpjegoi se çfarë kishte ndodhur, sepse unë nuk e di gjuhën shqipe. Lojtarët kanë dashur të dalin sërish më pas, por edhe pse lojtarët rumunë kanë dashur të qetësojnë tifozët e tyre, vullneti ynë ishte që të luanim, por situata nuk ndryshoi dhe për këtë motiv nuk dolëm më në fushë.

- Advertisement -

Si trajner e përkrahni këtë vendimin?

Si gjerman, jam trajner në Kosovë dhe e pranoj kulturën. Unë i kuptoj ata dhe lojtarët e mi, ndaj e mbështes 100 për qind këtë vendim. Gjëja më e rëndësishme është që ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt. Dhe respekt nuk pashë atje pas asaj që më thanë lojtarët se çfarë po këndohej në shkallët e stadiumit.

Mënyra se si ju është përcjellë, a mendonin se kemi të bëjmë me fyerje raciste?

Mendoj se bëhet fjalë për krenarinë kombëtare, lojtarët u ndjenë sërish jashtëzakonisht të fyer. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e njohin historinë e Kosovës. Edhe pse Kosova është një vend i vogël – Kosova është Kosovë, të gjithë duhet ta respektojnë këtë. Të gjithë, UEFA dhe FIFA janë sigurisht kundër ksenofobisë. Por është e vështirë ta ndalosh këtë në tribuna.

Mediat rumune raportojnë se publiku ishte provokuar më parë nga gjestet e lojtarëve dhe stafit të ekipit të tyre. Mund të thoni diçka për këtë?

Jo, sepse nuk kam parë dhe dëgjuar diçka të tillë.

Procedurat disiplinore të UEFA-s kanë nisur kundër të dyja Federatave. A do ta pranonit një vlerësim të ashpër kundër Kosovës?

E them me bindje se bëhet fjalë vetëm për mesazhin që kemi dhënë në fushë, të tilla mesazhe nuk kanë vend në stadium. Bëhet fjalë për bashkëpunim dhe respekt, i cili është më i rëndësishëm se rezultati. Në fakt, futbolli shpesh ka pasur një efekt bashkues, por për momentin reflekton një situatë të vështirë që po kalon globi.

A mund të ndryshojë përsëri kjo situatë?

Po, shpresoj se po. Kampionati Evropian ishte shembulli më i mirë i bashkëjetesës paqësore mes kulturave të ndryshme.

Promovimi në Ligën B është ende i mundur për ekipin tuaj?

Po, jemi në rrugën e duhur dhe shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat