Ka nisur mbledhja e Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut me ceremoni zyrtare të pritjes nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti dhe homologu maqedonas, Hristijan Mickoski kanë parakaluar të shoqëruar nga ceremonia mikpritëse.
Kabinetet e dy qeverive kanë realizuar një fotografi të përbashkët.
Agjenda:
10:30 – Mbërritja e delegacioneve
10:50/ 55 – Mbërritja e kryeninistrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski
11:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga kryeministri Kurti
11:10 – Fotografia e përbashkët
11:20 – Takimi bilateral ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski
11:20 – Takime bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive
12:00 – 13:30 Takimi Ndërqeveritar / G2G ndërmjet Qeverive
13:30 – Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale
13:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp kryeministrave Kurti dhe Mickoski.



