spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:02
HomeKulturëBotimi i tretë i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” me...

Botimi i tretë i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” me materiale të reja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Libri “Themeluesi”, kushtuar figurës së Ismail Qemalit dhe lidershipit të tij, së shpejti vjen me botimin e tretë. Autori, Evarist Beqiri, thotë se në këtë botim të tretë, të përditësuar të librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismaili Qemalit”, ka një pasurim me disa materiale, me të cilat autori është njohur së fundmi. Përfshirë këtu foton e dokumentit të Regjistrit të Gjendjes Civile në Bruksel, 1900.

Ismail Qemali jetoi në Bruksel në vitet 1900-1908. Aty ai realizoi një veprimtari të jashtëzakonshme patriotike, që shërbeu si një gur themeli në përgatitjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Në regjistër pasqyrohen gjeneralitetet e Ismail Qemalit dhe të tre bijëve të tij, që e shoqëruan në azilin e tij politik vullnetar. Ky dokument ka rëndësi të posaçme në saktësimin njëherë e përgjithmonë të ditëlindjes së Ismail Qemalit, më 24 janar 1844. Por, kuptimplotë është edhe mënyra e regjistrimit të vendlindjes së tij: Vlorë, Shqipëri. Një tjetër fakt domethënës ky për shqiptarizmën e tij të kulluar.

- Advertisement -

Gjithashtu, publikohen për të parën herë në një libër, fotografi të bashkëshortes së tij, Kleoniqi Surmeli Vlora, si edhe të Ismail Qemalit. Njëkohësisht është pasuruar albumi fotografik me artikullin e “The New York Times” dhe dokumente nga dosja e klasifikuar e arkivit të Perandorisë Britanike për arratisjen e bujshme të Ismail Qemalit nga Kostandinopoja, në 1 maj 1900.

Fashikulli përmban 8 faqe me dokumente të klasifikuara “konfidenciale” dhe hapet me letrën që ambasadori britanik në Kostandinopojë, Sir Nicholas R. O’Conor i dërgon kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Jashtëm britanik Markezit të Salisbury-it.

- Advertisement -

Muaj më parë, studiuesi Beqiri, i besoi Arkivit të Shtetit, dokumente të digjitalizuara nga Arkivi Kombëtar i Indisë, pjesë e arkivit të Perandorisë Britanike, të cilat zbulojnë të dhëna mbi arratisjen e Ismail Qemal Bej Vlorës nga Perandoria Osmane. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat