Kombëtarja e Kosovës ka arritur të fitoj ndeshjen kundër Lituanisë.
Me këtë fitore mbyllet ky sezon i garave në Ligën e Kombeve.
Dardanët mposhtën Lituaninë, me rezultat 1-0, me golin e Muharrem Jasharit, i cili në minutën e 44-të u ndëshkua me karton të kuq.
Largimi i tij dhe mungesa e disa lojtarëve, i shkaktoi jo pak probleme Kosovës, pasi në pjesën e dytë të ndeshjes, Lituania krijoi disa raste që mund t’i kushtonin, por gardiani i portës, ishte në ditën më të mirë të tij.
Me këtë fitore, Kosova ‘blindon’ vendin e dytë në Ligën C Grupi 2, pa llogaritur epilogun e ndeshjes Rumani-Kosovë që do të vendos UEFA, derisa Rumani e cila mundi Qipron kualifikohet si lidere e grupit me 15 pikë të tubuara, kurse, Lituania e mbyll këtë cikël garash pa asnjë pikë.



