Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është liruar nga akuza për mosdeklarim të pasurisë.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, Gërvalla akuzohet për “mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale dhe detyrimeve financiare”, në lidhje me një deklaratë të pasurisë të dorëzuar më 22 mars 2021.