spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
20:45
HomeKosovaKelmendi dhe Sanginov diskutojnë për forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve

Kelmendi dhe Sanginov diskutojnë për forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim menaxherin e projektit Rajonal të OSBE-së për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, Kahramon Sanginov.

Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar tema që janë me interes për sistemin prokurorial dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë e organizimit të aktiviteteve që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve, raporton EO.

- Advertisement -

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka dhënë dhe vazhdon ta jap për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet edhe në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat